Kim Kardashian ka marrë dhuratë për respektin e treguar ndaj traditës islamike.
Bukuroshja Kim ka udhëtuar dje për një vizitë disa ditorshe në Dubai.
Ajo që është mjaft e njohur për veshjen e fustaneve të ngushta dhe të shkurtra, dhe me dekolte të gjerë, në Dubai është paraqitur ndryshe.
Në respekt të grave islamike, ajo, mamaja dhe motra e saj janë veshur duke i mbuluar format dhe dekoltetë e tyre.
30 vjeçarja dhe pjesëtaret e familjes së saj ishin të veshura për publikun në një mënyrë mjaft konservative.
Pavarësisht udhëtimi të tyre të gjatë me avion, prej 12 orësh, pamja dhe makijazhi i tyre dukej gati perfekt kur zbritën.
Menjëherë sa ka mbërritur në Dubai, diva e reality-show-it ka shprehur entuziazmin e saj për këtë udhëtim në një vend kaq magjik.
Sipas burimeve të gulfnews.com, Kim po qëndron në një hotel ku spa-të dhe delfinët do të jenë në dispozicionin e saj.
Duke qenë se Kim dhe pjesëtaret e tjera Kardashian kanë respektuar kulturën islamike në veshje, e cila nuk është e obligueshme për vizitorët, ka bërë që atyre t’u dhurohet një abaya tradicionale islamike. (LajmeShqip.com)
Friday, 14 October 2011 09:11 