Lajme Shqip Wednesday, 12 October 2011 09:43

Në intervistën që këngëtarja 30 vjeçare ka dhënë në programin australian “Sunday Night” në televizionin ABC, është përfolur për një pamje të çuditshme të saj teksa ulej në karrige.

E ftuar nga prezantuesi për intervistë, Beyonce ulet në karrige dhe në atë moment fustani në barkun e saj merr një formë të çuditshme, duke ngritur në këtë mënyre zërat se ajo po mashtronte me barkun e saj të madh.

Që ditën që kanë filluar të lëvizin këto thashetheme, ajo menjëherë ka dalë dhe ka komentuar duke thënë se këto fjalë ishin “budallallëqe, qesharake dhe false”.

Përpara se ajo të përgënjeshtronte këto zëra, disa media kanë arritur deri në aludimin se ajo kishte marrë një zëvendësuese surrogate për të rritur fëmijën e saj.

 

 

 

 

 

 

 

Por një gjë është e vërtetë, pavarësisht të gjitha spekulimeve: Beyonce është shtatzënë dhe do të lindë fëmijën e saj në shkurt të 2012. (LajmeShqip.com)