Më 20 gusht ylli televiziv Kim Kardashian, i tha “Po!” për martesë yllit të NBA-s, Kris Humphries. Kim eci përgjatë altarit me një fustan të Vera Wang dhe më vonë ndërroi edhe dy të tjerë. Të gjitha shoqërueset e nuses, motrat Kourtney, Khloe, Kendall dhe Kylie sëbashku me motrën e Kris Humphries Kaela, të gjitha u veshën me fustan të Vera Wang, përfshirë edhe mamanë Kris Jenner.
Kim 30 dhe Kris 26 vjeçar i patën shkruar vetë dedikimet dhe në praninë e të gjithëve treguan se çfarë i kishte bërë të dashuroheshin me njëri-tjetrin.
Ndër të ftuarit ishin edhe persona të famshëm, si Ryan Seacrest, Julianne Hough, Demi Lovato, Lindsay Lohan, George Lopez, Brittny Gastineau, Eva Longoria, Mario Lopez dhe Sugar Ray Leonard.
E gjithë ceremonia e dasmës ishte ideuar me ngjyrat bardhezi dhe me mijëra trëndafila ishin të përfshirë në dekorimin e ambientit. Po i njëjti sfond ishte edhe në ambientin ku u organizua festa me të ftuarit, ku ushqimi dhe alkooli vërshoi për gjithë të pranishmit.
(LajmeShqip.com)












Tuesday, 11 October 2011 11:06