Lajme Shqip Thursday, 06 October 2011 17:53

Tiranë – Kryeministri Sali Berisha paralajmëroi dje hartimin e kuadrit ligjor për teknolgjinë e gjeneratës së katërt të transmetimit të të dhënave, 4G. Teknologjia 4G është kufiri i ri i telekomunikaiconit të lëvizshëm.

Për të kuptuar diferencën me teknologjitë aktuale, mund të themi që teknologjia 3G, që në Shqipëri aplikohet prej një viti, mundëson shpejtësi interneti apo transmetim të dhënash deri në 16 megabit për sekondë. Ndërkohë që teknologjitë e klasifikuara si 4G, dhe që janë kryesisht dy, ËiMax dhe LTE, mund të sjellin internet në aparatet celularë me shpejtësi mbi 100 megabit për sekondë.

Nga ndryshimi i vlerave mund të kuptohet thjesht ndryshimi që sjell kjo teknologji në tregun e telefonisë së lëvizshme dhe transmetimit të të dhënave. Rrjetet 4G janë ngritur për herë të parë në vitin 2009 dhe tashmë përdoren në Shtetet e Bashkuara, Norvegji, Suedi, Korenë e Jugut, Rusi, Bjellorusi dhe Nikaragua. Por ndërkohë që shumë vende të tjera janë në prag të kalimit në 4G, ky është rasti për të reflektuar për hapin me të cilin po ecën Shqipëria në këtë drejtim. Tek ne sapo është dhënë licenca e dytë 3G, ndërkohë që e para ishte dhënë në vitin 2010. Veç Kosovës, Shqipëria ishte vendi i fundit në Europë që adoptoi teknolgjinë 3G.

Në Europë, teknologjia 3G përdoret që nga viti 2003, ndërkohë që tashmë tregjet janë plotësisht të liberalizuara. Ndërsa Shqipëria, që është ndër vendet më të vonuara, vazhdon ta zvarrisë liberalizimin e plotë të tregut 3G. Qeveria shqiptare ka vendosur t’i japë licencat në mënyrë të përshkallëzuar, me qëllim përfitimin e sa më shumë të ardhurave në buxhet.

Kjo strategji bie ndesh me qëllimin për të arritur hapin e vendeve të zhvilluara në shërbimet e teknologjisë së informacionit. Tregu sugjeron një logjikë të qartë: para se të flasim për 4G, ne duhet të liberalizojmë sa më shpejt tregun e 3G. (LajmeShqip.com)