Beyonce përpara dy ditësh ka promovuar klipin e saj të ri “Countdown”, i cili pritet të publikohet sot zyrtarisht. Në këtë klip ajo ka përzgjedhur të shfaqet me një pamje si në vitet ’60, me një paruke brune të shkurtër që të kujtojnë lukun e të famshmëve ‘Beatles’.
Ndërkohë, ajo realisht ka filluar të vishet me rroba shtatzënie që kurse dha lajmin për shtatzëninë e saj.
Pikërisht dje është shfaqur me një fustan me pala në pjesën e barkut në Universitetin e Houstonit, ku mamaja e saj Tina do të nderohej për arritjet e saj si një biznesmene.
Me praninë e saj në këtë event fansat janë dyndur menjëherë dhe ajo ka shprehur habi duke thënë:
“Uau, kjo është çmenduri se sa shpejtë ndodhi! Mjaftoi vetëm një fjalë e imja në FaceBook përpara se të vija dhe tani janë mbledhur kaq shumë njerëz!”
Beyonce dhe mamaja e saj Tina kanë ngritur një sallon bukurie dhe një linjë mode për gra, që falë edhe emrit të mirë të të dyjave ka ecur për mrekulli. (LajmeShqip.com)
Thursday, 06 October 2011 12:23