Tiranë – Partia Socialiste propozon një nismë në parlament për heqjen e TVSH-së për disa produkte bazë ushqimore, e cila sipas saj do të ishte e vetmja rrugë për lehtësimin e barrës së rëndë fiskale, që rënd
on mbi çdo qytetar shqiptar.
Nisma e re e opozitës, e dorëzuar zyrtarisht në Kuvend, parashikon heqjen e TVSH-së mbi bukën, qumështin, vezët dhe ilaçet, si edhe përgjysmimin e TVSH-së mbi produktet e tjera ushqimore bazë.
“Duke vlerësuar momentet e vështira që po kalojnë shtetasit shqiptarë, rritjen e çmimeve të të gjitha mallrave, si dhe uljen drastike të fuqisë blerëse, deputetët e opozitës propozojnë këtë pr/ligj, me qëllim kryesor për të lehtësuar përballimin e jetesës së shqiptarëve, nëpërmjet lehtësimit të barrës fiskale dhe ndikimit direkt tek çmimi i këtyre produkteve”, thuhet në relacionin e pojektligjit.
Tuesday, 04 October 2011 16:21