Fakte të reja po dalin në dritë pas vrajses së Arjan Selimit. Burime zyrtare për Lajmeshqip.com bëjnë me dije se kohët e fundit viktima kishte kërkuar mbrojtje nga drejtësia pasi mësohet se ai kishte vendosur të bashkëpunonte me drejtësinë për të ndihmuar në luftën kundër trafikut të narkotikëve.
Arjan Selimi i njihte mirë skemat e funksionimit të rrugëve të trafikimit të lëndëve narkotike dhe dhe pas daljes nga qelia kishte vendosur të bënte jetë të rregullt dhe dëshironte të mos kishte më probleme me drejtësinë dhe kërkonte të dilte njëherë e përgjithmonë nga qerthulli i trafikut të narkotikëve.
Mesa duket edhe njëherë drejtësia shqiptare e ka lënë në baltë një person i cili kishte vendosur t’i jepte një dorë asaj në betejën e vështirë kudër trafikut të narkotikëve.
Atentati ndaj Arjan Selimit
Në orët vona të mbrëmjes së të hënës në periferi të Tiranës është ekzekutuar Arjan Selimi gjatë një atentati.
Ngjarja është regjistruar pranë parkut të autobuzëve dhe nga të shtënat mësohet se ka mbetur i plagosur edhe nje 15 vjeçar.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen. Sipas të dhënave të para kufoma e Selimit, 37 vjeç u gjet i pajetë poshtë një pallati 8 katësh, ndërsa dëshmitarë pohojnë se janë dëgjuar disa të shtëna armësh në zonë.
Dyshohet se Arjan Selimi ka tentuar të hipte në një automjet në momentin që është sulmuar me armë. Në vendgjarje janë gjetur 6 gëzhoja, por do të jetë ekspertiza nga kriminalistika që do të përcaktojë llojin e armës së përdorur për ekzekutim.
Plumbave të atentatorëve të Selimit nuk i ka shpëtuar një tjetër person, shoqërues i Arjan Selimit. Një 15 vjeçar është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak me plagë zjarri, por jashtë rrezikut për jetën.
Selimi i gjykuar nga drejtësia…
Arjan Selimi i njohur ra në pranga pas operacionit të koduar “Kompas”, i zhvilluar në 23 qershor të vitit 2004 në Shqipëri, SHBA, Itali dhe Kosove. Në pranga ranë më shumë se 40 persona, por vetëm 8 prej tyre u akuzuan për “trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike”.
Drejtues i rrjetit u cilesua Arjan Selimi, i cili u dënua me 16 vjet heqje lirie.
Lidhja disa vjeçare me Inis Gjonin
Selimi njihet edhe si partneri i regjizores dhe showgirl-it shqiptare, Inis Gjoni, e cila pret një fëmijë nga i ndjeri Arjan Selimi. Gjoni dhe Selimi zyrtarizuan lidhjen e tyre të gjatë të dashurisë pak muaj më parë kur i ndjeri u lirua nga burgu ku vuante dënimin për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Monday, 26 September 2011 20:07