Lajme Shqip Wednesday, 28 September 2011 12:04

Tiranë – Ish-oficeri i lartë i policisë gjyqësore, Sokol Koçiu njeriu që ishte me Arjan Selimin pak çaste para ekzekutimit të ketij të fundit mbrëmjen e së hënës, ka rrëfyer, momentet e fundit të jetës së Selimit dhe bisedën me të.

Ai tregon, se u takua rreth 1 ore e gjysmë para se 37- vjeçari të mbetej i vrare në atentat, në prani edhe të bashkëshortes së Koçiut.

E gjithë biseda ishte përqendruar në një konsulencë ligjore, pasi Selimi kishte përballjen e radhës në gjykatën e Krimeve të Rënda mesditen e së martës.

Koçiu dëshmon më tej, se Selimi kishte vënë re një person të panjohur në afersi të lokalit, dhe e kishte ndarë këtë shqetësim me të. Ajo që mbeti nga ekzekutimi i së hënës mbrëma, janë xhamat e thyer këtu rrotull.

Në shtepine e të ndjerit ku ai jetonte bashkë me shoëgir-lin Inis Gjoni, kanë qenë kryesisht shokë të Selimit, Sokol Koçiu me bashkeshorten e familjare të regjisores, që pret dhe një fëmijë.

Familjarët e viktimës nuk kanë vendosur ende ditën e përcjelljes për në banesën e fundit të Selimit, pasi jane ne pritje te prindërve të Arjan Selimit, që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nga ana tjetër policia e Tiranës nuk ka mundur ende të mbërrijë tek emri i autoreve që ekzekutuan mbrëmjen e së hënës 37-vjeçarin Arian Selimi, emër i njohur për drejtësinë shqiptare por edhe tek revistat rozë si bashkëshort i regjisores Inis Gjoni.

Burime te rezervuara thonë se janë marrë në pyetje një numër i madh personash, që mund të kenë dijeni për rrethanat apo motivet e krimit.

Një ndër to është edhe Jolanda Koçiu, bashkëshortja e ish-oficerit të policisë Sokol Koçiu, e cila ishte në kafe me Selimin para se ta ekzekutonin. Ajo ka dëshmuar në polici se nuk ka mundur të dallojë asnjë gjurmë të autorëve të vrasjes.

Edhe dëshmia e 19 vjeçarit Keltis Kola, kalimtari që u plagoës aksidentalisht nga breshëria e plumbave që i mori jetën Selimit, nuk ka hedhur dritë në dosjen policore. I riu mësohet se nuk ka mundur të dallojë atentatorët.

Në pyetje janë marre gjithashtu të akuzuarit e tjerë si bashkëpunëtorë të Selimit, për trafik droge, duke dyshuar për konflikte të mundëshme.

Policia njoftoi zyrtarisht se në vendngjarje administroi në cilësinë e provës materiale 20 copë gëzhoja.

Ndërkohe në gjykatën e Krimeve të Rënda, është shtyrë seanca ku po ri-gjykohej Arian Selimi dhe i dyshuari tjetër i dosjes Kompas. Prokurori i çështjes Adnan Xholi tha se duhej provuar me dokumente ligjore vrasja e 37 vjeçarit, çka do të sjellë pushimin e akuzave ndaj tij.