Sa mendoni qё mund tё shpenzohet pёr 90 minuta shopping? Plot 9 mijё paund, ose 10 mijё euro.
Tё paktёn kjo ёshtё shuma qё Beyonce mund tё shpenzojё… Menjёherё si ka zbarkuar nё Oxford Street, ka shpenzuar 4 mijё paund tek linja TopShop, pёr tё kaluar pastaj tek Selfridges me 5 mijё paund tё tjera.
“Blerja e saj ka qёnё njёsoj me skenёn e Julia Roberts-it nё “Pretty Woman”. Tё gjithё kanё ngelur me gojёhapur nga shpejtёsia e Beyonces pёr zgjedhjen e veshjeve. Dhe, kur mbёrriti nё sektorin e kёpucёve u bё akoma edhe mё e shpejtё nё zgjedhje”, ka konfirmuar njё nga burimet.
Beyonce njihet pёr dёshirёn e saj tё lluksit.
Pёr kёtё herё, madje mund tё themi qё e ka pёrmbajtur veten, duke menduar qё vjet nё dhjetor, pёr dhuratёn e ditёlindjes sё burrit tё saj, Jay-Z, shpenzoi mё shumё se dy milion dollarё. (LajmeShqip.com)
Thursday, 14 July 2011 16:32