Sana – Lideri i degës jemenase të Al Kaedës, Nasir al Vahishi paralajmëroi se pas vrasjes së Osama bin Ladenit xhihadi do të jetë më intensiv dhe më i rrezikshëm, kumtoi sot grupi amerikan për vëzhgim, Site.
Lideri i Al Kaedës në Gadishullin Arab (AQAP) në ueb faqen islamike publikoi se përforcohet xhihadi pas vrasjes së Bin Ladenit.
“Mos mendoni sipërfaqësisht për luftën… Ajo që vjen është më e madhe dhe më e keqe, ajo çka ju pret është edhe më e fuqishme, tha Vahishi, duke shtuar se “puna nuk është e kryer” me vrasjen e Bin la Denit.
Paraprakisht, Al Kaeda vrasjen e liderit të tij, Osama bin Laden nga ana e forcave speciale amerikane e vlerësoi si një gabim të madh dhe mëkat serioz.
Në ueb faqet islame Al Kaeda sërish u bëri thirrje myslimanëve që të hakmirren për vdekjen e Bin Ladenit.
“Barak Obama me urdhërin për likuidimin e Bin Ladenit e shtyu popullin e vet në shkatërrim. Obamën e mbron armata, por kush i mbron amerikanët nga sulmi ynë”, pyet Al Kaeda.
Wednesday, 11 May 2011 13:09