Lajme Shqip Tuesday, 24 May 2011 18:18

Kurnikova do tё jetё trajneria e ‘dёshtakёve’ nё kanalin NBC, pёr programin The Show Biggest Loser; ajo do tё zёvёndёsojё Jillian Michaels.

 

Opinionistё dhe media thonё se ajo ndër vite nuk ka bërë asgjë të rëndësishme për njerëzit dhe pavarësisht kësaj njerëzit e kanë dashur shumë atë, madje admiruar.

Më së fundi tani ajo po bën diçka për ta. Ajo do të trajnojë dhe motivojë ato që duan të humbasin në peshë.

 

Por a është Kurnikova aq e kualifikuar për t’u marrë me një punë të tillë serioze?

Ajo mezi ka motivuar veten e saja për të qënë një lojtare e madhe tenisi, edhe pse është renditur e teta në rang botëror të tenisit.

 

Madje, ajo nuk është treguar serioze në lidhje me karrierën e saj të tenisit duke u larguar nga loja në 2003.

Dhe tani drejtuesit e televizionit NBC janë duke u thënë njerëzve të cilët duan të humbin peshë dhe ta bëjnë jetën e tyre më të mirë duke dëgjuar për këtë njeri i cili nuk ka aspak kualifikimet profesionale.

Kurnikova do të shfaqet vetëm për një arsye dhe një arsye të vetme: fytyrën e saj. Ajo është një fytyrë e bukur të cilët njerëzit e pëlqejnë dhe si rezultat ajo ndoshta do të ndihmojë në përmirësimin e shkallës së obesitetit të atyre që do e ndjekin.

Është diçka e mirë që këto shfaqje të shërbejnë për një qëllim të vërtetë, duke lënë mënjanë çdo mendim tjetër. Dhe kështu kanë sjellë një atlet që shpesh herë ka patur nevojë për motivim, për të qënë më pranë psikologjikisht me ato njerëz që e kanë të vështirë të mbajnë nën kontroll peshën e tyre trupore.