Lajme Shqip Wednesday, 19 March 2014 15:31

Të gjithë fëmijët e policëve të vrarë të cilët duan të ecin në rrugën e të atit, do të mund të hyjnë në Akademinë e Policisë pa konkurse.

Vendimi është marrë sot nga qeveria dhe është prezantuar nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.
 
”Fëmijët e punonjësve të policisë të rënë në krye të detyrës do të hyjnë në Akademinë e Policisë pa konkurs në shenjë mirënjohjeje ndaj këtyre punonjësve”- tha ministri Tahiri.

Këtë vendim dhe vendimin për shpronësimin e sipërfaqeve të tokave në varrezat e Shish Tufinës dhe të Sharrës tahiri i quajti mjaft të rëndësishme në fushën e sigurisë./shqiptarja/