Bllokohet trafikimi i 250 kilogramë kanabis sativa nga Policia e Gjirokastrës, ndërsa shoferi i makinës është larguar duke përfituar edhe nga errësira. Burime zyrtare nga uniformat blu të Gjirokastrës kanë bërë të ditur se, makina që transportonte lëndën narkotike si pasojë e ndjekjes nga policia dhe shpejtësisë së madhe ka dalë jashtë rruge.
Drejtuesi i makinës me inicialet R. B., 28 vjeç, duke parë se nuk kishte rrugë shpëtimi i ka vënë flakën makinës duke djegur edhe lëndën narkotike. Gjithçka ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm.
Specialistët e Sektori Kundër Narkotikëve në Policinë e Gjirokastrës kishin marrë informacione se një automjet tip Volvo me targa greke YKP 3974 po transportonte një sasi rreth 250 kilogramë kanabis sativa nga Lazarati në drejtim të kufirit jeshil me destinacion Greqinë.
Rreth orës 03:20, automjeti është konstatuar se po lëvizte me shpejtësi të madhe në aksin rrugor në drejtim të Jergucatit. Në ndjekje të automjetit janë vënë specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve.
Monday, 10 March 2014 11:53