Lajme Shqip Monday, 25 November 2013 14:01

Tiranë– Blutë e kryeqytetit në kuadër të operacionit policor “STUHIA-2″, ka bërë të mundur sekuestrimin e 32 kg kanabis si dhe arrestimin e poseduesit të drogës.

Në pranga ka rënë 64-vjeçari Enver Maxhaku, lindur dhe banues në Shëngjergj Tiranë.Në vijim të operacionit“Stuhia” dhe hetimeve disa ditore, në ngarkim të 64-vjeçarit, u arrit të përcaktohet vendodhja e drogës dhe e autorit, duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë të tij, në fshatin Urë, komuna Shëngjergj Tiranë.

Kapja në flagrancë e 64-vjeçarit u bë në stanin e tij që ndodhej në Malin e Shtogut. Gjatë zhvillimit tëoperacionit nuk pati rezistencë nga ana e personit të arrestuar.
Sipas policisë, lënda narkotike e llojit Cannabis, ishte e kultivuar në pyjet e fshatit Urë të komunës Shëngjergj, dhe vendi ku lënda narkotike u sekuestrua ishte Stani i tij, me vendodhje në Malin e Shtogut. Lënda narkotike ishte e futur në tetë thasë, gati për tregun e shitjes (të brendshëm dhe të jashtëm). Gjatë kontrrollit në ambjentin ku qendronte i arrestuari është gjetur edhe një armë gjahu teke dhe dhjetra fishekë arme gjahu, për të cilat 64-vjeçari Maxhaku nuk dispononte leje nga organet kompetente.