Ismail Kadare e Dritëro Agollireagojnë sërish në lidhje me vendimin Presidencës për të mos falur Nazime Vishën, e cila është dënuar me 10 vjet heqje lirie, për vrasje.
Përmes një letre Kadare e Agollii përgjigjen shkrimit të këshilltarit juridik të Presidentit duke u shprehur se ata e shohin të keqen jo thjesht në “terrorin verbal” të treguar nga këshilltari i Presidentit, por në “mbeturinat e një mendësie barbare, për të cilën, në rastin e përdhunimit të një femre, fajtore është e përdhunuara dhe jo përdhunuesi”.
“Lexuam në gazetën “Panorama” një reagim të këshilltarit ligjor të Presidentit, zotitShaqir Hasanaj, për një shkrim të gazetares Eni Vasili, lidhur me çështjen Visha.
Përveç që problemi i kësaj vajze të dënuar është bërë objekt i një diskutimi në shtyp, një arsye më tepër, pjesëmarrja jonë si nismëtarë të kërkesës për falje të vajzës, na shtyn për të bërë këtë ndërhyrje. Nuk do të zgjatemi me etikën e shkrimit të zotit Hasanaj, me mungesën e plotë të respektit ndaj një gazetareje të njohur, dhe sidomos ndaj një gruaje.Të drejtuarit me “ti”, qysh në radhët e para, është vetëm shfaqja e jashtme e një arrogance të brendshme shtetërore, që e përshkon fund e krye këtë reagim.” thuhet ne nje pjesë të letrës së Kadaresë dhe Agollit.
Monday, 10 March 2014 11:41