Një grup studentësh, të vendosur të çojnë në fund kërkesën e tyre për largimin e rektorit Ibrahim Gashi nga drejtimi i Universitetit “Hasan Prishtina, sërish janë stacionuar sot në hyrje të Rektoratit. Nuk bënë punë as përpjekjet, jo fort të të buta, të personave të sigurimit, meqë protestuesit depërtuan në oborr duke kaluar kanxhat që rrethojnë këtë institucion. Kjo është dita e katërt e protestës së tyre, e cila vazhdon të jetë e qetë. Dje e pardje ata zhvilluan disa performanca simbolike, me mesazhe të qarta.
Numri i pjesëmarrësve s’është i madh.
Ajo po mbikëqyret nga policia, e cila ka deklaruar se nuk do të ndërhyjë deri sa ajo të jetë e qetë. /koha/
Friday, 31 January 2014 13:09