Prishtinë- Partia Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në nivel të degëve në Prizren kanë nënshkruar marrëveshje koalicion. AAK-ja së bashku me LDD-në do ta mbështesin kandidatin e PDK-së, Ramadan Muja, i cili shkon në balotazh me Eqrem Kryeziun e LDK-së. I pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit ishte edhe nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj. “Sot Partia Demokratike e Kosovës në nivel dege ka arritur një marrëveshje me AAK-në dhe LDD-në për të mbështet kandidatin Ramadan Muja në rundin e dytë për të qeverisur dhe ky bashkim është bazuar në parime dhe platforma për t’i vazhduar ndryshimet në Prizren dhe për ta bërë model të zhvillimit”, i ka thënë Hoxhaj KTV-së nëpërmjet telefonit. Ai ka thënë se edhe në komuna të tjera të Kosovës mund të ketë koalicione të tilla.
|
|
Tuesday, 05 November 2013 22:42 28 June 2014 15:58
23 June 2014 16:10
15 June 2014 11:17
4 April 2014 13:31
19 March 2014 16:20
19 March 2014 15:35
13 February 2014 15:18
27 January 2014 15:46
3 January 2014 12:13