Romë – Të paktën 15 persona e kanë humbur jetën, katër deri pesë rezultojnë si të zhdukur, ndërsa disa dhjetëra persona janë lënduar gjatë tërmetit me intensitet prej 5,8 ballë sipas shkallës së Rihterit që e goditi sot verilindjen e Italisë, njoftoi Mbrojtja civile italiane.
Origjina e tërmetit është lokalizuar në rajonin Emilia Romanja. Lëkundja është ndjerë edhe në qytetet Milano dhe Bolonja, ku punonjës të sektorit publik janë evakuar nga ndërtesat, ndërkohë që në zona të tjera ka pasur shembje të pallateve të vjetra. Epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 40 kilometra në veri të Bolonjës dhe 60 kilometra në lindje të Parmës, në një thellësi prej 9,6 kilometrash.
Lëkundja është regjistruar në orën 09:03 me orën lokale dhe përveç dy qyteteve të mësipërme, është ndjerë kryesisht edhe në Modena, si dhe në rajonin e Venetos. Tërmeti i sotëm vjen pas atij 6-ballësh të 20 majit, kur shtatë persona u vranë dhe shumë ndërtesa u shembën. Tërmeti është ndier edhe në Venecie, Vinçenca, Firenca dhe Bolcano, si dhe në disa pjesë të të Austrisë.
Për shkak të serisë së sotme të tërmeteve,
Asociacioni italian i futbollit e anuloi ndeshjen miqësore në futboll ndërmjet reprezentacioneve të Italisë dhe Luksemburgut, që duhej të luhej sonte në Parma. Rajonin e goditur nga tërmeti sot pasdite e vizitoi presidenti i Itlaisë, Xhorxho Napolitano, i cili shfaqi bindje se populli do t’i tejkalojë sfidat nga kjo katastrofë elementare. Kryeminsitri italian, Mario Monti në konferencën për shtyp në Romë deklaroi se vendi duhet të bëjë gjithë çka është në fuqinë e tij për normalizim sa më të shepjtë të këtij rajoni “të posaçëm, tejet të rëndësishëm dhe produktiv”.
Lidhur me tërmetin, foli edhe Papa Benedikti XVI, i cili deklaroi se është thellësisht i pikëlluar nga lajmi për viktimat dhe se lutet për prehje të shpirtërave të tyre. Ekspertët në deklarata për mediumet italiane pohojnë se tërmetet janë pasojë e dukurisë së çarjes së re ndërmjet pllakës tektonike afrikane dhe asaj apenine. Tërmeti paraqet goditje serioze plotësuese për Itali9në e cila viteve të fundit është goditur nga kriza e thellë ekonomike, për ç’arsye Qeveria ndërmori masa drastike për kursim.
Tërmeti i sotëm është më vdekjeprurësi në historinë më të re italiane pas goditjes në Akuilla në vitin 2009, me ç’rast jetën e humbën rreth 300 persona. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 29 May 2012 20:30