Itali – Dy tërmete të tjera, njëri prej të cilëve me magnitudë 4,3 ballë të shkallës Rihter goditi në mesnatës verilindjen e Italisë duke shkaktuar dëme të tjera në ndërtesat tashmë të shkatërruara nga tërmeti i së dielës që shkaktoi të paktën gjashtë të vdekur, njoftuan autoritetet lokale.
Dy tërmetet ndodhën në afatin kohor prej disa minutash ndërkohë që tërmeti i parë ka qenë me magnitudë 4,3 ballë të shkallës Rihter dhe i dyti 3,2 ballë Rihter.
Të dy tërmetet janë ndjerë fort sepse epiqendra e tij nuk ishte shumë në thellësi, vetëm katër kilometra.
“Ne po kërkojmë të bindim personat të rikthehen në banesat e tyre nëse ato nuk janë të dëmtuara, por nëse këto lëkundje vazhdojnë kjo do të ishte e pamundur”, theksoi kryetari i Bashkisë, Fernando Feri.
Ai shtoi se lëkundjet kishin dëmtuar rëndë ndërtesat tashmë të prekura nga tërmeti i së dielës që ishte me magnitudë gjashtë ballë të shkallës Rihter.
Thursday, 24 May 2012 13:00