Sipas burimeve te tabloidit amerikan TMZ, Beyonce i dha jetë vajzës së saj Blue Ivy Carter si një VIP i vërtetë në suitën private të spitalit ‘Lenox Hill’ në New York. Hidhini edhe ju një sy dhomës ku çifti më i famshëm për momentin kaluan disa ditë shumë të veçanta.
Me sa duket, ky tip dhome nuk është krijuar vetëm për njerëzit e famshëm, por për të gjithë njerëzit që e kërkojnë një akomodim të tillë, edhe pse çmimi real se sa kushton të qëndrosh aty ende nuk është zbuluar.
Dhoma përmbante një kuzhinë, një tualet dhe me një pamje të mrekullueshme nga dritarja.
E përse jo? Kur në të vërtetë Beyonce meritonte kaq e më tepër, sepse sapo solli në jetë një Superstar të vërtetë! (LajmeShqip.com)
Friday, 13 January 2012 17:21 