Kajro – Proçesi gjyqësor ndaj liderit të rrëzuar të Egjiptit, Hosni Mubarak vazhdon sot në Kajro pas një ndërprerjeje prej pothuaj tre-mujore.
Mubaraku ka arritur me një ambulancë dhe është bartur në dhomën e gjyqit me një barelë me rrota.
Ai akuzohet për përfshirjen në vrasjen e 850 protestuesve gjatë protestave që e rrëzuan atë nga pushteti, në shkurt të këtij viti.
Mubaraku po i nënshtrohet proçesit gjyqësor bashkë me bijtë e tij, Alan dhe Gamalin, ish-ministrin e brendshëm Habib al-Adlin, dhe 6 ish shefa të sigurisë. Të gjithë këta janë paraqitur sot në gjykatë.
Mubaraku, 83 vjeçar po mbahet nën arrest në një spital ushtarak për shkak të problemeve me zemrën.
Wednesday, 28 December 2011 12:40 