Kajro – Gjykata egjiptiane sot e refuzoi kërkesën e djemve të Hosni Mubarakut, Gamal dhe Ala, për lirim me arsyetimin se duhet të mbeten në burg deri në shtator, deri në vazhdimin e gjykimit për korrupsion.
Gamal dhe Ala Mubarak, dikur simbole të fuqisë dhe pasurisë në Egjipt, janë akuzuar së bashku me shtatë bashkëpunëtorë për shkelje të rregullave në punën e bursës dhe rregullave të bankës qendrore duke prëfituar dobi pronësore të kundërligjshme me tregtimin me aksionet e bankës egjiptiane Al Vatani.
Agjencitë theksojnë se djali më i vjetër i Mubarakut, Ala, është biznesmen, prëderisa më i riu Gamal është ish-bankier të cilin e shihnin si trashëgimtar të funksionit presidencial para se babai i tij Hosni Mubarak të rrëzohej nag pushteti në Egjipt, në shkurt të vitit 2011.
Të veshur në rroba të bardha të të burgosurve, të dy rrinin ulur në kafazin e hekurt në sallën e gjxkatës, në akademinë policore, përderisa prokurori e lexonte aktakuzën. Të akuzuarit e tjerë mbanin kostume. Dy vëllezërit e hodhën poshtë aktakuzën si “gënjeshtra dhe shpifje”, transmetojnë mediumet britanike.
Hosni Mubarak në fillim të qershorit u dënua me dënim të përjetshëm, prëderisa njëkohësisht me vendimine gjykatësit si të vjetëruara u hodhën poshtë dëshmitë e aktakuzës për korrupsion kundër tij dhe dy djemve të tij. Djemtë, megjithatë, mbetën në paraburgim për shkak të hetimit për rast të ri të korrupsionit. (LajmeShqip.com)
Monday, 09 July 2012 19:34