Lajme Shqip Thursday, 22 December 2011 14:10

“Mbase gabimet janë ato që vendosin mbi fatin tonë. Cfarë kuptimi do të kishte jeta pa to?”

Kështu është shprehur Kim Kardashian në profilin e saj në Twitter.

Mbas ndarjes së saj shokuese nga Kris Humphries, vetëm 72 ditë mbas martesës, duket se Kim ka filluar të bëhet më realiste. Në intervistën me revistën Glamour ajo theksoi se ka nevojë të jetë më shumë realiste mbi lidhjet e saj me meshkujt.

“Unë duhet të kuptoj se çfarë po ndodh me të vërtetë rrotull meje, dhe jo të jetoj në botën e përrallave.” Mos vallë Kim është penduar për divorcin e saj? Përgjigjen e kësaj pyetjeje mund ta marrim me kalimin e kohës. (LajmeShqip.com)