Ligji për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjeve të tyre është publikuar në gazetën zyrtare të Republikës së Kosovës, pasi Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, as nuk e ka nënshkruaa dhe as nuk e ka kthyer në Kuvend, njofton Epoka e Re. 
Sipas burimeve të kësaj gazete, në këtë ligj do të përfshihen të drejtat dhe benificionet e posaçme për anëtarët e familjeve të dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, familjeve të veteranëve dhe invalidëve të vdekur, pjesëtarëve të UÇK-së të marrë peng ose të zhdukur dhe anëtarëve të ngushtë të familjeve të tyre.
Në këtë ligj është precizuar se këto të drejta i realizojnë edhe të gjitha familjet e dëshmorëve të kombit të rënë në forma të ndryshme për lirinë e vendit në periudha të ndryshme historike.
Por, përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta kanë shprehur brengosjen e tyre se ky ligj përjashton dëshmorët e rënë para vitit 1997 dhe se nuk është rregulluar çështja e statusit të veteranëve.
Ndërkaq, burime të gazetës kanë treguar se me ligjin tjetër pasues, i cili pritet të realizohet para muajit qershor të këtij viti, pritet të ndodh ndryshimi edhe për veteranët.
Friday, 06 January 2012 12:47