Lajme Shqip Friday, 23 December 2011 13:24

Zyrih- Zvicra i ka ngrirë gjithsej 50 milionë franga zvicerane (53 milionë dollarë) në llogaritë, të cilat i përkasin presidentit sirian Bashar al Asad dhe politikanëve dhe kompanive të tjera siriane, kumtoi zëdhënësi i Qeverisë zvicerane.

Sanksionet e vendosura nga ana e Zvicrës i përkasin llogarive të 12 kompanive dhe 54 personave fizik. Përveç presidentit të Sirisë në listë të personave fizik me llogari të ngrira gjenden edhe shefi i Shtatmadhorisë së forcave të armatosura siriane Maher Asad dhe ministrit të Punëve të Brendshme Ibrahim ash Shaar.

Në vitet e fundit Zvicra po tenton që në mënyrë aktive ta ndërrojë mendimin e gjerë të përhapur për atë se parashikon strehim për pasuritë e dyshuara. Sipas urdhrit të Këshillit federal janë ngrirë llogaritë e shumë diktatorëve të rrëzuar, midis të cilëve edhe ish-presidentët e Tunizisë dhe të Egjiptit dhe të ish-liderit libian Muhamar Gadafi.