Tiranë – Policia e Shtetit përgënjeshtroi akuzat që deputeti Sajmir Tahiri adresoi të martën gjatë seancës plenare në Kuvend, ndaj zv/drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Agron Kuliçaj lidhur me kontrabandën e mineraleve.
Në një deklarate për shtyp, Policia e Shtetit i konsideroi këto akuza presione të papranueshme kundër punës së Policisë së Shtetit në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ndërkohë bëhet e diur se Kuliçaj ka depozituar sot pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë një padi civile për shpifje për shkak të detyrës kundër deputetit Sajmir Tahiri.
“Kuliçaj drejton me sukses Departamentin Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, sukses i cili është i njohur dhe vlerësuar nga organizata të rëndësishme partnere që asistojnë dhe bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit”, theksohet në deklaratë.
Deputeti i partisë Socialiste Sajmir Tahiri deklaroi të martën në Parlament se, “emri i Agron Kuliçit lidhet drejtpërdrejtë me kontrabandën e mineraleve”.
Wednesday, 14 September 2011 08:33