Lajme Shqip Tuesday, 31 May 2011 17:08

Tripoli – Lideri i Libisë, Moamer Gadafi nuk është i gatshëm ta braktisë Libinë, por është i gatshëm të kërkojë zgjidhje politike të konfliktit në vend, deklaroi sot presidenti i Afrikës Jugore Jakob Zuma.

“Ai (Gadafi) theksoi se nuk është i gatshëm ta braktisë vendin e tij, pavarësisht vështirësive, thuhet në kumtesën nga kabineti i presidentit afrikanojugor në Johanesburg”, transmetuan agjencitë.

Në kumtesën që ishte lëshuar pas bisedimeve të mbrëmshme në Tripoli, Zuma tha se lideri libian i ka bërë thirrje NATO-s që ta ndërpresë bombardimin në Libi.

Edhe Zuma për televizionin afrikanojugor, pas bisedimeve në Tripoli, deklaroi se fushata e NATO-s në Libi i rrezikon përpjekjet e Unionit Afrikan për arritjen e marrëveshjes paqësore.

Presidenti Zuma theksoi se Gadafi është i gatshëm ta pranojë iniciativën e Unionit Afrikan për ndërprerje të zjarrit, por se insiston që “të gjithë libianëve t’u jepet shans që mes veti të bisedojnë, për të vendosë për ardhmërinë e vendit”.