Lajme Shqip Thursday, 12 December 2013 18:56

Tiranë- Flakët e zjarrit kanë përfshirë kabllot elektrike në selinë e vjetër të Partisë Demokratike. Menjëherë, pas sinjalizimit të zjarrit pranë vendit të ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, dhe po punohet për neutralizimin e flakëve, raporton shekulli. 

 
Mësohet se nga zjarri tek selia e vjetër e Partisë Demokratike nuk ka persona të lënduar, ndërsa tashmë kjo godinë ka mbetur bosh, pas kalimit të zyrave të kësaj force politike tek ish-Shtëpia e Ushtrisë (SHQUP).