Londër – Kjo unazë martese mund të konsiderohet më e famshmja në botë, dhe pikërisht për këtë arsye nuk ka se si të na shpëtojë nga sytë!
Dje, princesha Kate (emri i plotë Catherine) dhe burri i saj princ William inaguruan hapjen e një qëndre mjekësore për kancerin në jug të Londrës. Princesha është paraqitur në fillim me unazën e saj prej gurë safiri dhe diamantësh të vegjël në gisht, por më vonë ajo është zhdukur. Unaza që dikur i përkiste princeshë Dianës, bënte mjaft kontrast me fustanin e saj të dizenjuar nga Amanda Wakeley, prandaj dhe nuk kishte si të mos vihej re menjëherë.
Por jo, në të vërtetë ajo nuk ka humbur! Kate është këshilluar nga stafi i spitalit që përpara se të hynte në ambjentet e tij të hiqte unazën dhe çantën e dorës. Ajo ka mbajtur në dorë vetëm rrethin e betimit martesor, atë që ka kushtuar 250 mijë euro.
Pak përpara se të paraqiteshin përpara audiencës me pacientët e spitalit (të gjithë në moshë të re), të dy i janë nënshtruar protokollit strikt të higjenës së spitalit duke sprucuar duart me xhel antiseptik. (LajmeShqip.com)
Saturday, 01 October 2011 14:41 
