Zagreb – Kuvendi kroat sot zgjodhi Qeverinë e re majtiste të kryeministrit Zoran Millanoviq, qëllimi kryesor i së cilës do të jetë zvogëlimi i deficitit buxhetor, zbatimi i masave për kursim, si dhe kryerja e reformave për dalje nga kriza ekonomike.
“Pro” zgjedhjes së Qeverisë së re votuan 89 deputetë, 28 ishin “kundër”, ndërsa 12 abstenuan nga votimi.
Qeveria e re kroate ka 22 anëtarë – kryeministër, katër zëvendëskryeministra, tre nga të cilët do të udhëheqin edhe me dikasteret ministrore dhe 17 ministra.
Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Ekonomisë është Radomir Çaçiq, ndërsa tre zëvendëskryeminisrat e tjerë janë Milanka Opançiq nga SDP, e cila është edhe ministre e Politikës Sociale dhe të Rinjëve, Branko Gërçiq nga SDP, i cili do të udhëheqë edhe me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, si dhe Neven Mimica.
Ministre e Çështjeve të Jashtme dhe Evropiane është Vesna Pusiq nga HNS, i Punëve të Brendshme Ranko Ostojiq nga SDP, i Financave Sllavko Liniq nga SDP, ndërsa i Mbrojtjes Ante Kotromanoviq nga SDP.
Friday, 23 December 2011 21:30