Tiranë – Treshja e ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Europian dhe OSBE-së, zhvilloi një tjetër takim me Presidentin e Republikës.
Ambasadorët Arvizu, Sekui dhe Vollfarth u shprehën njëzëri se ndërsa procesi zgjedhor ende nuk ka përfunduar, respektimi i kornizës ligjore është një domosdoshmëri, tashmë, në kushtet e ankimit të rezultatit nga opozita në Kolegjin Zgjedhor.
Presidenti i Republikës dhe njëkohësisht Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, tha se Kolegji Zgjedhor gëzon mbështetjen e plotë të Institucionit të Presidentit të Republikës për një proces të pavarur, transparent, me integritet të lartë moral e profesional, të drejtë dhe të lirë nga ndikimet dhe ndërhyrjet politike.
Kreu i shtetit tha se tashmë është koha të dëgjohet vetëm zëri i institucioneve kompetente ligjore kushtetuese e demokratike, gjë që do t’iu shërbente më së miri interesave madhore dhe stabilitetit afatgjatë të Shqipërisë, duke përmbushur në të njëjtën kohë aspiratat integruese që populli shqiptar i pret dhe i meriton.
Wednesday, 25 May 2011 13:58