Lajme Shqip Monday, 02 May 2011 18:18

Tiranë – Një incident është regjistruar gjatë takimit elektoral që pati kandidati demokrat Lulzim Basha me studentë dhe pedagogë të universitetit të inxhenierisë së ndërtimit.

Gjatë fjalimit Basha është ndërprerë nga ulërimat e pedagoges Flora Hanelli, e cila e ka akuzuar kandidatin demokrat, ish-ministër i Brendshëm, si vrasës në ngjarjet e 21 janarit, ku humbën jetën katër persona gjatë prostestës së organizuar nga opozita shqiptare.

“Vrasës, vrasës, kë lënë katër palë jetima”, kanë qenë fjalët e pedagoges, e cila është ftuar nga kandidati Basha të ruajë qetësinë, por që nuk ka mjaftuar për të shmangur incidentin.

Më pas kanë qenë rojet e kandidatit Basha që e kanë shoqëruar pedagogen jashtë vendit ku po zhvillohej takimi elektoral.

Ndërkohë, incidenti është tentuar të mbahet i izoluar nga stafi i kandidatit demokrat por studentët e pranishëm e kanë xhiruar momentin e incidentit dhe e kanë hedhur në You Tube.