Lajme Shqip Sunday, 10 June 2012 14:30

Paris – Në Francë sot në mëngjes u hapën vendvotimet për zgjedhjet parlamentare, rezultati i së cilave do të tregojë nëse socialistët e presidentit Fransoa Oland do të kenë shumicën në parlament, të nevojshme për reformat e planifikuara.

Presidenti socialist aktualisht ballafaqohet me shumicën konservatore në parlament.

Votimet e sotme, që do të vazhdojnë me rundin e dytë, një javë më vonë, po ashtu do të tregojnë se sa fuqi kanë pjesëtarët e së djathtës ekstreme lidhur me politikat e tyre për imigrimin dhe për praktikat myslimane.

Përbërja e re legjislative do ta ketë mandatin pesëvjeçar, aq sa e ka edhe presidenti. Hulumtimet e opinionit sugjerojnë se socialistët mund të sigurojnë një shumicë të vogël, por funksionale, së bashku me Partinë e Gjelbër dhe partnerët e tjerë të koalicionit. (LajmeShqip.com)