Shkup – Qyteti i Shkupit sot e hodhi shortin për konfirmim e renditjes për ngjitjen e posterëve në tabelat falas.
Në thirrjen publike që bëri qyteti i Shkupit, në pajtim me vendimin për marrjen e së drejtës për shfrytëzimin falas të vendit për theksimin e posterëve zgjedhore, u paraqitën pesë dorëzues të listave: Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, E djathta demokratike, BDI, Unioni Social-Demokratik – USD dhe Të bashkuar për Maqedoninë.
Paraqitësit e listave të cilët marrin pjesë në hedhjen e shortit do të mundet prej sot ta shfrytëzojnë të drejtën për vendosjen e posterëve.
Me vendimin, në të gjitha komunat e Shkupit janë paraparë 54 lokacione të veçanta për vendosjen e tabelave.
Monday, 16 May 2011 16:17