Lajme Shqip Monday, 12 October 2015 08:45

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë mohuar mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja, të cilat po i kërkon opozita.

Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi dhe nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova kanë thënë për ‘Epokën e re’ se zgjedhjet e reja do të mbahen në vitin 2018, kur edhe është afati i rregullt kushtetues dhe ligjor.

Sipas tyre, Kosovës tani nuk i konvenon shkuarja në zgjedhje të reja.