Lajme Shqip Sunday, 06 May 2012 15:36

Erevan – Në Armeni sot po mbahen zgjedhjet parlamentare në të cilat “luftë” kryesore do të bëhet midis Partisë republikane në pushtet dhe partisë së presidentit Serzh Sargsjan dhe koalicionit “Armenia prosperuese” të cilën e kryeson milioneri Gagik Tsarukian.

Hulumtimet e opinionit publik treguan se partia në pushtet ka gjasa që të fitojë më shumë vota, ndërsa pas saj janë “Armenia prosperuese”.

Opozitës nuk i jepen gjasa të mëdha për të bërë kthesë në skenën politike të këtij vendi të varfër me 3,3 milionë qytetarë. (LajmeShqip.com)