Tiranë – Instituti Demokratik Amerikan ne raportin paraprak per situaten parazgjedhore ne vend ka theksuar se krerët e partive duhet të ruajnë edhe me vepra pavarësinë e KQZ, ndërkohë që anëtarët e saj duhet të gjejnë konsesusin.
Sipas drejtorit Rajonal për Evropën Qendrore dhe Lindore të Institutit Demokratik Kombëtar Amerikan NDI, Robert Benxhamin synimi i misionit ishte vlerësimi i situatës së përgjithshme parazgjedhore në Shqipëri me qëllim duke sqaruar se nuk mund te jetë një vlerësim përfundimtar.
“Synimi i këtij misioni ka qenë të vlerësojë në mënyrë të paanshme përgatietjet për zgjedhjet,b shqyrtimi i faktorëve të vecantë që ndihmojnë procesin demokratik dhe të ofronte rekomandimet për procesin parazgjedhor, puna e këtij delegacioni nuk mund rë jetë vlerësim di plote dhe përfundimtar. Në Shqipëri delegacioni është takuar me zyrtare dhe përfaqësues më të lartë të vendit, përfaqësues të KQZ, medias dhe shoqata dhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar”, theksoi Benxhamin.
Nderkohe kreu i delegacionit Howard Dean ka kerkuar nga klasa politike të lërë mënjanë cinizmin në mënyrë që të bëjë realitet ato cka presin shqiptarët, zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Ne kemi përgatitur një raport që kalojmë në hollësira të shumë cështjeve. Shqipëria ka bërë progres të madh drejt demokracisë. Sistemi politik është maturuar. Por, partitë politike që e kanë këtë kuadër ligjor kanë përgjegjësinë që të japin besim në procesin e demokracisë. Të bëhen zgjedhje që të shihen nga masa e gjerë si zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne dimë se situata është e polarizuar sa i takon partive politike. Gjatë takimeve tona kemi vënë re një cinizëm të thellë, e cila minon demokracinë. Po ashtu me duhet të themi se Shqipëria dhe qytetarët shqiptarë duhet të punojnë të kalojnë këtë cinizëm dhe kjo mund të bëhet që gjërat të jenë sa më transparente të mundshme”, tha Dean.
Ai theksoi me tej se politika duhet te bere qe qytetaret te votojne. Sipas tij kuadri zgjedhor ka qene shumë i mirë, por puna eshte se si do te zbatohet ai.
“Nga njëra anë pamë atë që ka polarizim të vërtetë në Shqipëri, por dhe përfaqësues të partive politike ishin të gatshëm të bashkëpunonin. Puna tani është që ta ndalojmë këtë cinizëm dhe të mos merremi me fjalë por me vepra.
Përtej faktin që zgjedhjet duhet të jenë të lira dhe të drejta, partitë politike duhet të bëjnë të pamundurën që qytetarët shqiptarë të dali dhe të votojnë. Përgjigjia me e mirë që mund ti jepë cinizmit është që njerëzit të dalin dh të hedhin votën e tyre”, theksoi Dean.
Misioni i NDI ka qenë në Shqipëri në datat 18-22 mars ku është takuar me zyrtarë të lartë të shtetit, drejtues të KQZ-së, partive politike, dhe shoqërisë civile.
Nje dite me pare, delegacioni i NDI (Institutit Demokratik Amerikan), zhvilloi një takim me kryeministrin Sali Berisha.
Në takim, Guvernatori Howard Dean shprehu kënaqësinë për progresin shumë të madh që ka bërë Shqipëria në 20 vjet, në mënyrë të veçantë në fushën e zgjedhjeve. Ai vlerësoi se vendi ka bërë progres të mëtejshëm në përgatitjet zgjedhore edhe përkundër zgjedhjeve të vitit 2011 dhe inkurajoi vazhdimin e përpjekjeve të mëtejshme.
Delegacioni i NDI përbëhet nga Guvernatori Howard Dean, ish-Kryetar i Komitetit Kombëtar të Demokratëve në ShBA, znj. Ellen Weintraub, Kryetare e Komisionit Zgjedhor Federal të ShBA-së, Lousewies Van der Laan, zv. Presidente e Aleancës Demokratike Liberale Europiane si dhe Robert Benjamin dhe Ana Kadovic nga ND. (LajmeShqip.com)
Friday, 22 March 2013 14:51