Lajme Shqip Wednesday, 16 May 2012 19:01

Tiranë – Tiranë – Projekti fitues i “Grimshaw Architects” për zgjatimin e Bulevardit, thyhen formalizmin, modelin e ndërtesave zyrtare.

Sipas përfaqësuesit të studios britanike, Neven Sidor, në krye të idesë së projektit qëndron fleksibiliteti dhe aspekti njerëzor. “Në mënyrë të qëllimshme nuk kemi dalë me një ide të tillë, duke krijuar më shumë hapësirë për banim, kryesisht me ndërtesa të strukturuara”.

Sidor shpjegoi se përgjatë bulevardit do të ketë tre sheshe. “Në filim do të ketë një shesh, i cili është konceptuar si qendër me aktivitet komercial, zbavitës, me kinema, qendra tregëtare, supermarket, dyqane, kafene etj. Më pas është konceptuar dhe krijimi i një qendre për drejtësinë, vend ku do të ndërtohet ‘Pallati i Drejtësië”, do të ketë gjykata, zyra avokatie. Ndërsa sheshi tjetër do të ketë karakter kulturor, ku do të operojnë institucione kulturore si galeri, teatër, biblioteka, etj. Të gjitha ndërtimet nga Stacioni i Trenit deri tek Bregu i Lumit do të jenë të reja”, tha Sidor.

Projekti i “Grimshaw Architects” sjell risi edhe në administrimin e transportit, ku veç linjave të tramvajit, do të ketë linja të tjera që lidhin aeroportin me qytetin. Veç hapësirave të gjelbërta, rrugëve të dedikuara për kombësorët dhe biçikletave, parashikohet edhe ndërtimi i një zone sportive për ta vendosur Tiranën në hartën e vendeve të njohura sportive sot apo krijimin e ngjarjeve kulturore, muzikore që gjenerojnë para, duke lejuar edhe koncerte të këngëtarëve të mëdhenj, një katalizator për të gjithë zonën. (LajmeShqip.com) (LajmeShqip.com)