Vajzat e një burri që ndërroi jetë në vitin 2001 tashmë janë të pasura. Vajzat e Robert Spann morën pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Phoneix 500 mijë dollarë, aksione, obligacione dhe flori që u gjetën në muret e shtëpisë së Spann në vitin 2008.
Atribuimi i pasurisë së madhe ka qenë epiqendra e një mosmarrëveshje të fortë ligjore për shkak se paratë u zbuluan gjatë rinovimit të banjës dhe kuzhinës, por pasi shtëpia Paradise Valley i ishte shitur një çifti.
Dy banuesit e rinj deklaruan se i takonte atyre pronësia e 500 mijë dollarëve. Sipas gjykatës paratë nuk janë braktisur kështu që ato i takojnë dy bijave të Robert Spann, ende nuk dihet se përse vajzat s’ishin në dijeni por diçka është e sigurt se tanimë do gëzojnë një pasuri surprizë.
Tuesday, 05 June 2012 13:20