Lajme Shqip Monday, 26 December 2011 12:11

Pekin – Autoritetet kineze zbuluan sasi të mëdha të toksinave kancerogjene në qumështin e prodhuar nga një kompani e madhe përpunuese qumështi.

Kjo kompani, që është ndër më të mëdhajat e kësaj kategorie në vend, ka qenë e përfshirë edhe më herët me një sërë skandalesh në lidhje me cilësinë e prodhimit.

Autoritetet sanitare konfirmuan sasi të rritura të aflatoksinës – materie toksike e cila ndahet nga myku, në qumështin e prodhuar nga “Manju deiri grup”, kumtoi kompania në komunikatë.

Toksina ështe zbuluar në fabrikë, e cila gjendet në provincën jugperëndimore Seçuan. Qumështi i infektuar nuk ka arritur deri te rrjeti shpërndarës dhe është shkatërruar, thekson “Manju” dhe u kërkon falje konsumatorëve.