Lajme Shqip Monday, 30 May 2011 16:19

Mё 6 maj njё telefonatё anonime ka telefonuar emergjencёn e shpejtё tё Shteteve tё Bashkuara 911 duke denoncuar njё aksident makinash, pa ditur qё shkaktari kishte qёnё David Beckham.

Nё regjistrimin e publikuar nё lajmet amerikane dёgjohet zёri i gruas qё pёrshkruante ngjarjen qё kishte ndodhur dhe detaje tё tjera qё operatori i policisё ja kёrkonte ndёrkohё qё flisnin nё telefon.

Sipas kёsaj mёsohet se gruaja kishte qёnё duke i dhёnё makinёs prej disa orёsh pёrkrah asaj tё Davidit dhe se kishte vёnё re qё ai pёrveçse i kishte thyer disa herё rregullat e qarkullimit, ecte edhe me njё shpejtёsi shumё tё madhe.

“Pёrpara se tё ndodhte aksidenti, i bёra dy herё sinjal me drita qё tё bёnte kujdes dhe kur e pashё qё nuk ndryshoi gjё atёherё u largova prej dhe ngadalёsova shpejtёsinё qё tё isha larg tij nё rast rreziku”, ёshtё shprehur gruaja qё ka telefonuar 911-shin.

Mbas kёsaj mёsohet qё makina e David tё ketё rrёshkitur dhe goditur gjashtё makina. Ky aksident pati ndodhur nё njё nga rrugёt mё tё ngarkuara tё Los Angeles-it ku shoferi i njёrёs prej makinave u dёrgua nё spital.

Por Beckham i cili kishte edhe djalin e tij Brooklyn nё makinё, as nuk ёshtё arrestuar apo ndikuar nga kjo.

Ndёrkohё qё zёdhёnёsi i Beckham ka thёnё se ai nuk ёshtё akuzuar pёr asgjё pasi policia nuk ka parё shkelje tё ligjit.

Tepёr kontradiktore me mesazhin e gruas nё shёrbimin e  911!!!

Njё gjё ёshtё e sigurtё: nёse David vёrtetё e ka pёr zakon t’i japi makinёs shpejtё, herёn e dytё nuk shpёton dot nga policia. Njёsoj si shprehja “Njё herё kalon miu nёn mustaqe”.