Korçë – Janë zbuluar materiale të neolitit të hershëm në Vashëtmi të Korcës. Ka qenë ekspedita shqiptare-amerikane ajo e cila gjatë fushatës së tretë të gërmimeve në këtë zonë ka zbuluar nga kërkimet vegla prej kocke, guri, stralli dhe gjurmë të shtrojeve të kasolleve që asaj kohe përdoreshin për banesa të cilat datojnë 8.500 vjet para Krishtit. Arkeologët kanë gjetur gjithashtu gjatë gërmimeve edhe mbetje të enëve në qeramikë , dhe objekte të tjera të cilat japin detaje mbi jetën e banorëve në këtë periudhë.
Drejtuesit e ekspeditës kanë vlerësuar si mjaft të rëndësishme zbulimet, pasi sipas tyre Vashtëmia konsiderohet si vendbanimi më i hershëm në Shqipëri.
Siti arkeologjik në Vashtëmi të Korçës zë një sipërfaqe prej afro pesë dynymësh dhe vitet e fundit ekspedita shqiptaro-amerikane ka mundur të zbulojë aty në mënyrë të vazhdueshme gjetje arkeologjike të epokës së gurit ,që mbartin rëndësi të veçantë.
Tuesday, 07 May 2013 13:32