Lajme Shqip Saturday, 15 October 2011 13:04

Mitrovicё (PLOTЁSUAR 13:31) – Bashkёpunёtorёt e portalit nga veriu, kanё njoftuar se, nё bazё tё eskpertizёs sё mjekёve dhe tё pёrfaqёsuesve tё Kёshillit pёr Mbrojtjen e tё Drejtave dhe Lirive tё Njeriut (KMDLNJ) nё Mitrovicё, kafkat dhe kockat e zbuluara nuk i takojnё luftёs sё fundit nё Kosovё, por janё mbetje mortore tё Luftёs sё Dytё Botёrore.

****************************

Mitrovicё – Gjatё punimeve nё asfaltimin e rrugёve nё jug tё Mitrovicёs, janё zbuluar kocka dhe kafka njerёzish, kanё bёrё tё ditur burime tё portalit nga veriu i Kosovёs.

Punёtorёt kanё hasur nё hasur nё to gjatё punimeve nё ndёrtimin e rrugёs nё afёrsi tё spitalit, nё jug tё qytetit verior tё Kosovёs, dhe besohet se eshtrat janё mbetje mortore nga ndonjё varrezё masive e krimeve serbe gjatё luftёs sё fundit nё Kosovё.

Policia e Kosovёs ka dalё nё vendngjarje dhe e ka izoluar zonёn nё tё cilёn janё zbuluar kockat dhe kafkat e njerёzve.

Punimet nё ndёrtimin e kёtyre rrugёve nё Mitrovicё janё pjesё e projekteve tё Qeverisё sё Kosovёs pёr asfaltimin e tyre nё kёtё qytet.  (LajmeShqip.com)