Lajme Shqip Tuesday, 10 January 2012 09:25

Meksikë – Qeveria meksikane ka lejuar që, një grup i agjentëve amerikanë nga sektori për luftë me kontrabandë të drogës dhe disa informatorë të tyre kolumbianë, të lajnë miliona dollarë për një kontrabandist me ndikim meksikan dhe një dërgues kolumbian të kokainës.

Revista meksikane Emeekis publikoi pjesë të dokumenteve në të cilat përshkruhet se si në vitin 2007 agjentë të DEA-s amerikane, një kontrabandist kolumbian i cili është bërë informator dhe polic meksikan fshehurazi është bërë anëtarë i narkokartelit Beltran Lejva dhe në grupin për larje të parave e cila ka punuar në Meksikë për kartelin kolumbian Vae del norte.

Agjentët kanë siguruar 15 transferime deri në bankat amerikane, kanadeze dhe kineze, duke kontrabanduar dhe larë rreth 2,5 milionë dollarë në SHBA. Pas këtij momenti humbin gjurmët e një pjese të madhe të parave.

Agjentë të DEA-s të cilët janë prezantuar si pilotë, kanë transportuar dërgesë të kokainës nga Ekuadori deri në Madrid përmes aeroportit të Dallasit. Dokumentet e publikuara janë një pjesë e dokumentacionit të lidhur me kërkesën për ekstradimin në SHBA të Harold Maurisio Poveda-Ortega, kolumbian i arrestuar në vitin 2010 në Meksikë nën akuzat se dërgonte kokainë për Arturo Beltran Lejva. Një vit më vonë Lejva është vrarë në të shtënat me ushtarë meksikanë.

Prokuroria meksikane njoftoi dje se bashkëpunimi me SHBA-në në luftën për pastrimin e parave dhe rasti me Poveda-Ortegën zhvillohet në bashkëpunim me ligjin. Pala amerikane nuk ka dhënë asnjë deklaratë në lidhje me këtë rast.