Më shumë se 50 poema të papublikuara të shkrimtarit Rudyard Kipling, janë zbuluar nga një studiues amerikan.
Thomas Pinney, i ka gjetur poemat në një numër vendesh përfshirë disa shtëpi që ishin duke u renovuar, shkruan BBC.
Studiuesi amerikan ka thënë se ky është një lajm i mirë për artdashësit dhe ata që i duan poemat e shkrimtarit.
Raportohet se ato do të publikohen më 7 mars bashkë me 1300 poema të tjera të shkrimtarit që do të sjellen komplet për publikun.
Studiuesi amerikan Pinney, i cili është edhe profesor i gjuhës angleze në Universitetn e Kalifornisë ka thënë: “Kipling është neglizhuar për një kohë të gjatë nga studiuesit. Nuk e di pse ka ndodhur kjo, ndoshta ka ndodhur për arsye politike. Mendoj se këto që janë gjetur janë një thesar i vërtetë, ato janë të papublikuara”.
Kipling i cili jetoi nga 1865 deri më 1936, është i njohur për shkrimet e tij të shkurtra imagjinare. Ai ishte një nga shkrimtarët më të njohur në Angli në fund të shekullit 19 dhe në fillim të shekullit 20.
Wednesday, 27 February 2013 13:38