Një gjurmë e thjeshtë në tru mund të identifikojë autizmin në fëmijërinë dy vjeçare, të paktën kështu besojnë shkencëtarët.
Një ekip amerikan në Spitalin e Fëmijëve në Boston tha se gjurmët EEG, të cilat regjistrojnë aktivitetin elektrik të trurit, mund në ofrojnë një test diagnostifikues për këtë gjendje të ndërlikuar.
EEG qartazi veçoi fëmijët me autizëm nga moshatarët e tjerë në një analizim me rreth 1000 fëmijë. Në rreth 90% të rasteve EGG e kokës zbulon tek fëmijët autizmin.
Ka më shumë se 500 mijë njerëz me autizëm vetëm në Britaninë e Madhe. Autizmi është një çrregullim i spektrit që do të thotë se nuk është një kusht i vetëm që ndikon individët në mënyra të ndryshme.
Zakonisht njerëzit me autizëm kanë vështirësi me ndërveprimin shoqëror dhe mbyllen në botët e tyre. Sëmundja mund të jetë e vështirë për t’u diagnostifikuar dhe mund të shkojë pa u vënë re për vite me radhë.
Sunday, 01 July 2012 09:00