Korçë – Raportohet se, ashtu si disa herë deri më tani, një prej personazheve të njohur të botës së krimit në vitin 1997, Zani Çaushi, është bërë protagonist i një sherri në burgun ku vuan dënimin.
Ai është zënë me dy të burgosur të tjerë në këtë institucion. Drejtoria e burgut të Korçës, nuk ka bërë publik emrat e dy personave të tjerë që janë përfshirë në konflikt. Ndërsa nuk dihen motivet.
Pasi është bërë qetësimi i situatës dhe largimi i personave të përfshirë në incident, mësohet se Çaushi është dërguar në izolim.
Zani Çaushi, një prej personazheve kryesore të bandave të Vlorës në vitin 1997, është dënuar me burgim të përjetshëm. Ai vuan dënimin në burgun e Korçës. Në këtë burg Çaushi u transferua pas incidenteve të regjistruara në burgjet e sigurisë së lartë në Burrel e Peqin. (NOA)
Saturday, 01 October 2011 11:13