Lajme Shqip Friday, 22 April 2011 10:41

Zagreb – Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq deklaroi se presidenti i dikurshëm Franjo Tugjman ishte në dijeni se fshatrat serbe në Sllavoninë perëndimore po digjen në tre turne.

Ai pohon se ka qenë i pranishëm kur për këtë Tugjmanit i ka referuar një ministër i atëhershëm, transmeton gazeta e Rjekës “Novi list”.

Mesiq tha se kreu shtetëror i Kroacisë gjatë kohës së luftës së kaluar ishte në dijeni për krimet kroate.

“Isha fort i bindur, siç jam i bindur edhe sot, se Gjykata e Hagës për ne ishte e nevojshme për shkak se në Kroaci nuk kishte dëshirë politike që vet t’i procesuojmë krimet e luftës, të cilat në mënyrë të padiskutueshme kanë ndodhur në anën tonë”.

Me këtë, Mesiq u prononcua për herë të parë pas shqiptimit të aktgjykimeve të tre gjeneralëve kroatë dhe iu përgjigj akuzave për gjoja ndjekjen e tij të të ashtuquajturave “transkripte brione” deri te Tribunali, të cilat ishin midis dëshmive kyçe të gjykimit të gjeneralëve.

Ai tha se Qeveria në muajin janar të vitit 2011 u bë pronare e dokumentacionit të plotë dhe të gjitha kërkesat për dërgesë të transkriptave deri në Hagë shkuan përmes zyrës qeveritare për bashkëpunim me Gjykatën e Hagës, ndërsa zyra e tij kishte rolin e “shërbimit”, e cila Qeverisë do t’ia dorëzonte transkriptet, të cilat do t’i gjenin.

“Dua, për shkak të së drejtës që opinioni të mësojë dhe të dijë, ta them tjetrën: i ashtuquajturi transkripti i Brionit aspak nuk është dëshmi, siç pohojnë qëllim keqinjtë. Dëshmi është regjistrimi origjinal akustik nga ai takim famoz”, thotë Mesiq.