Kujt i kishte shkuar mendja qё djaloshi 21-vjeçar, qё gjithmonё ishte dukur aq i mirё pёrballё kamerave, tё kishte patur probleme me alkoolin?!
Ka qenё vetё Daniel Radcliffe qё ka rrёfyer kёtё sekret pёr revistёn ‘GQ’. Ai tregon se kur kuptoi qё ishte bёrё i varur nga alkooli, nuk kishte kthyer mё asnjё gllёnkё, qё nga muaji gusht i vitit 2010.
“U bёra aq shumё i varur nga alkooli sa nuk e ndjeja veten tё kёnaqur nёse nuk pija. Kam qenё 18-vjeç kur u dashurova me kёtё lloj jetese, por qё sot nuk bёn pёr mua”, ka thёnё ai.
Daniel e pranon vetё qё ka qenё me fat qё nuk ёshtё kapur mat nё ato netё kur ai dilte i dehur nga mbrёmjet festive nёpёr klube. Fatmirёsisht edhe jeta e tij private ka marrё njё kthesё tё mirё qё mbas largimit tё tij nga pija. Me tё dashurёn e tij, emri i sё cilёs mbetet ende anonim, po kalon pёr mrekulli dhe nuk kanё mё grindjet qё kishin mё parё pёr shkak tё sjelljeve tё tij.
Nёse dikur whisky pёr tё ishte ‘lёngu’ i preferuar pёr tё lagur fytin, sot ai pranon me krenari se kёnaqet edhe me njё fundjavё duke parё film, apo piknik me miq, nё vёnd tё mbrёmjeve nёpёr klube. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 06 July 2011 17:29