Lajme Shqip Saturday, 17 December 2011 11:15

Është shumë e vështirë të dukesh seksi gjatë muajve të dimrit, por disa yje arrijnë të tregojnë akoma pak ‘lëkurë’ më tepër nga të tjerët, dhe, madje të duken super të nxehta në tapetin e kuq.

– Scarlett Johansson gjatë premierës së “We Bought a Zoo” është shfaqur shumë elegante me fustanin e saj të zi, duke ditur të tregojë më së miri atë për të cilën ajo është përfolur aq shumë: trupin dhe bustin e saj krenar.

– Ndërsa Fergie, e cila ka eksperimentuar shumë me veshjet, ka ditur të sjellë një imazh shumë të bukur dhe provokues të femrës së veshur me fustan të zi lëkure, duke i zbuluar pjesët e bukura të linjave të saj.

– Eva Longoria me fustanin e saj ngjyrë pink, duket e mrekullueshme dhe të jep përshtypjen e një zane.

(LajmeShqip.com)